Përfundoi më datë 4, shtyhet afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024

schedule11:14 - 7 Shtator, 2023

schedule 11:14 - 7 Shtator, 2023

Prindërit që nuk i kanë regjistruar ende fëmijët në klasë të parë kanë dhe një tjetër mundësi.  Ministria e Arsimit shyu afatin sërish me tre ditë.

Vendimi vlenë dhe për nxënësit që do të nisin gjimnazin apo shkollën e mesme të orientuar.

Sipas  Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar  regjistrimet do të zgjasin deri më dhjetë shtator.

Procesi shtyhet dhe për të rinjtë që duan të nisin shkollën e mesme profesionale apo gjimazin me kohë të pjesshme.

“Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojë të mbetet i hapur deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.

Kjo është hera e dytë që Ministria e Arsimit shynë afatin  e regjistrimeve. Fillimisht ai përfundonte me 1 shtator, u shty deri më datë katër dhe tashmë deri me dhjetë shtator, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Aktualisht sipas ministrisë në klasë të parë janë regjistruar rreth 29 mijë fëmijë ndërsa në klasë të dhjetë rreth 27 mijë, shifra të peraferta me ato të një viti më parë.