Dy dite para perfundimit te afatit te regjistrimit ne zgjedhje, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi do te futen si koalicion ne zgjedhje pa Lulzim Bashen.
Alibeaj ka njoftuar se te henen do te shpalle koalicionin mes Djathtas 1912 dhe LZhK te Dashamir Shehit, ndersa kesaj aleance pritet ti bashkohen ditet ne vijim edhe te larguar nga PD, te cilet nuk pranojne aleanca me Sali Berishen.
Burimet i thane Abc News se ne keto negociata, vete Lulzim Basha ka kerkuar te jete lider i ketij koalicioni, por kjo kerkese e tij nuk eshte pranuar.
Nga 26 parti te cilat kane depozituar kerkesat e tyre ne Kqz, kur kane mbetur edhe 48 ore nga perfundimit te afatit, i vetmi qe nuk eshte regjistruar ne zgjedhje eshte Lulzim Basha.
Ai ka krijuar nje formacion politik me emrin Koalicioni Demokratet Euroatlantike, por nuk e ka regjistruar si parti politike.
Vetem dy dite me pare, Berisha ia preu shpresat per nje mundesi bashkepunimi me Partine Demokratike.
Pikepyetja qendron tek vete Basha, i cili ka nxjerre edhe nje liste kandidatesh, por pa parti, logo dhe pa vule. A ka ende shpresa tek amnistimi nga Berisha, apo do te fshihet pas ndonje partie anonime?/abcnews.al