Tregu i sigurimeve duket se së fundmi ka ndryshuar në vendin tonë dhe sipas shifrave duket se trendi ka shënuar rritje sa i përket sigurimit të shëndetit dhe të pronës.
Sekretarja e Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë, Mimoza Hajdarmataj në një intervistë të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me këtë treg ku është shprehur se qytetarët akoma nuk e kanë kulturën që duhet që sigurimi të jetë prioritet për secilin.
Sipas saj numri më i lartë përsa i përket sigurimeve është në drejtim të atyre që janë të detyrueshme.
“A po mësojmë duke e pësuar, ngjarjet për të cilat duhet që të sigurohemi janë ngjarje që ndodhin jashtë vullneti tonë si konsumatorë dhe të gjithë faktorët duhet që të bashkohen së bashku për të ndërgjegjësuar faktorin shqiptar, është e vërtetë që kalkulohen nga viti në vit që bëhen krahasime edhe në këtë treg dhe mënyra sesi evolon në kuadër të një biznesi mund të themi se Shqipëria është e fundit përsa i përket shkallës së produkteve të sigurimit. Edukimi, informimi dhe sensibilizimi I konsumatorit shqiptar, që në rast të një ngjarje të bëhet për vetë në kontratë sigurimi dhe në këtë sens të mundet që ta kthejë në favor. Nëse do të bësh një kontratë sigurimi për një ngjarje të caktuar, ajo që ke marrë përsipër është që të garantosh një siguri financiare.
Ka të bëjë më shumë me kulturën që ka filluar të jetë më ndryshe. Mënyra sesi procedohet me shpejtësi drejt një dëmshpërblimi, por nese ne do të analizojmë tregun së brendshme dhe sesa larg është vendeve të BE, Shqipëria është e fundit përsa i përket shpenzimit për frymë që shqiptarët bëjnë për sigurimin. Kompanitë e sigurimit akoma nuk janë të kënaqura sa i përket kësaj, pasi ne jemi keq edukuar në këtë drejtim, pasie kemi në sensin se çdo gjë duhet të jetë përgjegjësi e shtetit”, ka thënë ajo.
Ndërsa në lidhje me projektligjin e qeverisë për tu siguruar në rastin e katastrofave natyrore, Hajdarmataj ka theksuar se ishte një nismë që duhet të merrej më parë.
“Drafti për ndërgjegjësimin për të siguruar në raste të tërmetit por periudha që u hodh ishte pak e vështirë për shkak të muajit që ishte muaj pushimi. Është një vendim për tu përshëndetur pasi Shqipëria është në hartën e listës së kuqe të rrezikut dhe tërmeti, zjarri dhe reshjet janë dhe shkaqet që lind nevoja për tu siguruar nga katastrofat natyrore. Kompanitë e sigurimit kanë treguar se janë të besueshme, kanë administratë, kanë kapacitete që çdo kompani tjetër i ofron”, është shprehur Hajdarmataj./abcnews.al