Vota kundër në OKB/Ambasada e SHBA: Do të punojmë për paqen

schedule13:06 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 13:06 - 22 Dhjetor, 2017

Një reagim në lidhje me votimin e djeshëm në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së ka ardhur edhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, selia diplomatike e SHBA-së në vendin tonë shkruan se “Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.” – përfundon deklarata. /abcnews.al