Tashmë gjithçka po shkon drejt fundit, me mesfushorin defensiv, Joao Palhinha, i cili pritet të bëhet futbollisti më i ri i Bayern Munich, me kampionët e Bundesliga që janë të gatshëm të paguajnë plot 65 milionë euro për shërbimet e 28-vjeçarit.
Mirëpo, transferimin e “shkatërruesit” portugez në “Allianz Arena” e pengon vetëm diçka, klubi në të cilin është. Skuadra e Fulham ka arritur akordin me gjermanët për çmimin e lojtarit, por nuk e lejon atë të largohet pa gjetur një zëvendësues të denjë për të.
Ndërkaq, përsa i përket kontratës personale me lojtarin, gjithçka është arritur prej disa ditësh tashmë, me portugezin që pritet të nënshkruajë te “bavarezët” një kontratë 5-vjeçare, të vlefshme deri vitin 2028. /i.m /abcnews.al