Ka shkuar në 73 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore. Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulaudzi, thotë se 73 trupa janë gjetur tani.
Të paktën 52 persona të tjerë janë plagosur dhe shumë raportohet se kanë lëndime në shpinë, ndoshta nga kërcimi nga dritaret. Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit po vazhdojnë.
Mulaudzi tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.
/abcnews.al