I cilësuar si “Zot i drogës”, kush është i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua në një hotel në Durrës

schedule15:09 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:09 - 30 Gusht, 2023

Këtë të mërkurë, ka rënë në prangat e policisë Alket Hatija, 50 i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ai është kapur në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin.

LEXO EDHE: EMRI/ I dënuar me 20 vjet burgim, arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli

Kush është Alket Hatija?

I cilësuar nga mediat italiane si “Zoti i drogës” është i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda, e dikurshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Hatija është arrestuar më herët në vitin 2017 për llogari të drejtësisë italiane. Ai kërkohej në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg në Milano.

Dënimi për të u dha pasi akuzohet për transportimin në Milano, në vitet 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë, ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milion euro.

Hatija u arrestua në Durrës, teksa po shkonte të takonte një mik. Mediat italiane shkruanin asokohe se kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e cila vëzhgohej me kamera dhe truproja të armatosura.

Ai u prangos më 8 korrik, por Gjykata e Durrësit e cilësoi të jashtëligjshëm arrestimin e tij. Katër ditë më vonë më, më 11 korrik 2017 ai u la i lirë.

Lirimi i tij ka ngjallur debat, ndërsa më vonë, në vitin 2019 Apeli i Durrësit ka kërkuar riarrestim, në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg.

Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 46-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 50-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer.

Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike. Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë./abcnews.al