Një çift bashkëshortësh u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Sipas policisë viktimat janë Rrok Tata, 60 vjeç dhe gruaja e tij Prena Tata, 56 vjeçe. Policia lokale u njoftua me anë të një telefonate se në një banesë në lagjen ”Pavarësia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se në banesën e familjes Tata ishin të pajetë, të asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit, çifti i bashkëshortëve. Trupat e dy viktimave u dërguan në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për t’u kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Policia njoftoi se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Por burime të besueshme i thanë ABC News se çifti ka gjasa të jetë asfiksuar që ditën e djeshme. Pasi mbesa e tyre e vogël e cila kishte dalë për të blerë ushqime, kur u kthye e gjeti derën e mbyllur dhe natën e kaloi tek një fqinje./abcnews.al
Video/Gjendet i vdekur çifti, shkak asfiksia nga gazi
schedule11:26 - 22 Dhjetor, 2017
schedule 11:26 - 22 Dhjetor, 2017