Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat.
Zjarri është pikasur nga disa banorë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen. Ndërsa edhe vetë disa banorë nisën drejt zonës.
Zjarri po zgjerohet, ndërsa zona është e mbushur me shkurre, ndodhet larg banesave.
Po ashtu, edhe zjarrfikësja është nisur, por është e vështirë të ndërhyhet me automjete për shkak të terrenit të vështirë./abcnews.al


