Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim serioz për punët dhe jetën e njerëzve dhe adresimi i rreziqeve të saj duhet të jetë prioriteti kryesor në mbarë botën, deklaroi biznesmeni dhe filantropisti i njohur amerikan, Bill Gates, i cili është edhe një nga pionierët e revolucionit kompjuterik.
“Në vitin 1933, gjatë Depresionit të Madh, papunësia në Shtetet e Bashkuara arriti në 25%. IA mund të mos i arrijë ato nivele, por ndikimi i saj nuk do të shterojë në një cikël ekonomik”, theksoi ai.
Në një intervistë me ”New York Times”, Gates denoncon industrinë e teknologjisë si nënvlerësuese të kërcënimeve të IA-së sepse miliarda dollarë janë në lojë.
“Privatisht, ata që e kuptojnë se sa shumë po përmirësohet kjo teknologji janë shumë të shqetësuar”, thotë Gates, duke theksuar se pak në industrinë e teknologjisë janë të gatshëm ta pranojnë këtë publikisht.
“Tani po i thonë njëri-tjetrit ‘mos e thuaj se na dëmton dhe po përpiqemi të mbledhim miliarda dollarë”, shtoi ai.


