Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

William Walker, propozim për presidentin/ “Kandidati i tij”, një ish-deputet i LDK-së

schedule17:40 - 26 Gusht, 2026

schedule 17:40 - 26 Gusht, 2026

Të gjithë liderët e partive politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës kanë tashmë në dorë një letër nga amerika.

Ajo mban firmën e ambasadorit Ëilliam Ëalker, ish shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ku propozohet emri i Faton Bislimit si kandidat për postin e kreut të ri të shtetit.

“Kosovës i nevojitet një person me aftësi të veçanta për ta avancuar vendin drejt pozitës që i takon në botë. Faton “Tony” Bislimin e njoh prej shumë vitesh. Nuk kam asnjë dyshim për pavarësinë e tij në mendim dhe për aftësinë për t’i artikuluar dhe mbrojtur qëndrimet e veta për çfarëdo çështjeje.”



Në letër Ëalker ndalet tek formimi i Bislimit në Harvard, njohja e thellë e procesit të shtetformimit të Kosovës apo personaliteti i tij duke e quajtur atë “kandidatin e konsensusit”.

Në letër diplomati amerikan shpreh shqetësimin e tij për bllokadën e tejzgjatur të procesit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Si mik i Kosovës, jam thellësisht i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur të procesit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nuk besoj se zgjedhje të tjera do të sillnin qartësi apo zgjidhje për këtë situatë, e aq më pak ta rikthenin Kosovën në rrugën e një qeverisjeje efektive.”

Propozimi i Ëalker për president, është një ish deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltar për një kohë të gjatë në komunën e Gjilanit drejtuar në kohën e Lutfi Hazirit, sot nënkryetar i kësaj partie.

POLITIKA NË PRISHTINË ENDE NUK ËSHTË SHPREHUR PËR TË, POR PDK DHE ALEANCA VIJONË TË MBETEN TË PALËKUNDURA NË EMRIN E HASHIM THAÇIT SI NJERIU QË DUHET TË KTHEHET NGA HAGA…DREJT E NË ZYRËN E PRESIDENCËS.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!