Në orën 20:45, në arenën e “Unipol Domus” vendasit e Cagliari do të presin “zikaltërit” e Inter, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku nuk pritet asgjë tjetër veç fitores së nënkampionëve të Evropës.
Për t’i bërë ballë furisë së këtyre të fundit, tekniku Claudio Ranieri ka përzgjedhur formaiconin 4-4-2, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Radunovic. Para tij në mbrojtje janë Zappa, Dossena, Obert e Aguello. Në krahët e mesfushës janë pozicionuar Nandez e Jankto, me qendrën që mbulohet nga Makoumbou e Sulemana, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Pavoletti e Oristano.
Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij, me skemën e zakonshme 3-5-2, ku në portë është pozicionuar zvicerani Sommer e para tij në mbrojtje Bastoni, De Vrij e Darmian. Në krahët e mesfushës janë të përhershmit Dimarco e Dumfries, me treshen Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella që “dominojnë” mesin e fushës. Ndërkaq, dyshaj e sulmit do të plotësohet nga Lautaro Martinez e Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:


