Vizat, Macron kërcënon Kosovën, Miftaraj: BE ka përsëritur shpesh pasojat e veprimeve të Kurtit

schedule16:32 - 28 Gusht, 2023

schedule 16:32 - 28 Gusht, 2023

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë një deklaratë mjaft shqetësuese për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke u shprehur se vendit i rrezikohet liberalizimi i vizave nëse  qeveria nuk reflekton në lidhje me këshillat që i janë dhënë nga ndërkombëtarët për situatën  në veri në vendit.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i ftuar në një lidhje “skype” me edicionin “Ballkan Update” u shpreh se kjo është shqetësuese dhe e rrezikshme, duke shpresuar se Kurti do të reflektojë pas samitit të Bled ku ai është duke marrë pjesë.

Është padyshim shumë shqetësuese. Edhe shtetet mike janë të lodhura nga politika e Kurtit. Përflitet për një narrative për paqe. Shqetësuese dhe e rrezikshme, që Kosovës t’i mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm.

Shpresoj që Kurti pas Samitit të Bled, të kuptojë dhe të reflektojë për këtë situatë” tha fillimisht ai.

Ai shtoi se deklarata e Macron, vjen pasi Kurti nuk ka marrë seriozisht këshillat e dhëna nga ndërkombëtarët dhe sipas tanimë durimi i tyre është sosur duke arritur në këtë pikë ku po vendosin ultimatume.

Deklarata e sotme e Macron, vjen pasi këshillat e ndërkombëtarëve nuk po merren seriozisht nga Kosova.

Si duket edhe durimi i ndërkombëtarëve ka nisur të soset dhe tani vijmë me ultimatume të këtij lloji, nëse nuk merren masa.

Qeveria ditët e fundit ka marrë veprime për të qetësuar situatën në veri, por nga ana tjetër vijon të marrë vendime të pakoordinuara me SHBA dhe ndërkombëtarët.

Askush më mirë se Kurti nuk e di se kush janë kriteret që duhen për të kaluar këtë situatë.

Shtatori e gjen Kosovë në një situatë ky procesit i integrimit evropian është i ngrirë, kur situata prej të ishte krejt ndryshe” shtoi Miftaraj.r.t/abcnews.al