Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Sebastian Kurz pas fitores në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka përcjellë urimet e përzemërta mikut të tij dhe Partisë Popullore të Austrisë.
Sipas Bashës, vendimi i Kurz për t’u futur në zgjedhje ndonëse pa pasur asnjë përgjegjësi është shembull i kurajës dhe moralitetit qytetar dhe politik.
“Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.
Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”, shkruan Basha në Facebook.
/abcnews.al