I pakënaqur dhe kritik ka qenë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”. Ruçi tha se janë realizuar vetëm 20% te objektivave të raportit të monitorimit, ndërsa kërkoi që justifikimet të lihen mënjanë.
Janë 29 të zgjedhur ndër deputetët e Kuvendit për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.Por rezultatet nuk janë arritur u vë në dukje kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.
Grupi i deputetëve Miqtë e Fëmijëve ka ende rrugë për të bërë për të realizuar ato çka përcaktohen në strategjinë e hartuar për fëmijët. Madje edhe si ligjbërës kanë mangësi.
Nuk ka politika e programe pa burime e pa fatura financiare. Prandaj kryeparlamentari Ruci i kërkon ministrisë së financave të sqarojë se cilat janë planet për rritjen e buxhetimit për sektorin social, për arsimin parauniversitar dhe për sektorë të tjerë që lidhen me mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Nëse vazhdohet me justifikime dhe lihen pa u realizuar ato çfarë u kërkohen ministrive e bashkive, raporti monitorimit nuk do të përmbante asnjë vlerë të shtuar sipas kreut të kuvendit. /ABC News Albania 24/7