SHBA-ja dënon deklaratat raciste të ministrit izraelit kundër palestinezëve

schedule16:59 - 25 Gusht, 2023

schedule 16:59 - 25 Gusht, 2023

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi deklaratat raciste kundër palestinezëve nga Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë.

Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të pyetjes së gazetës “The Times of Israel”, ka theksuar se shprehjet e Ben-Gvirit janë “nxitëse” dhe “ngjasojnë me retorikë raciste”.

“SHBA-ja dënon ashpër komentet nxitëse të ministrit Ben-Gvir lidhur me lirinë e lëvizjes së palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit.

Po ashtu theksohet që një retorikë e tillë është veçanërisht e dëmshme kur merret parasysh pozicioni i Ben-Gvirit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!