Në Korçë, stilistët e edicionit të tretë të “Ethno Vibe” kanë realizuar mbrëmje klasi dhe krejt tëe veçanta për të ftuarit. Nga Hanet tek qendra dhe rrugicat e qytetit u kthyen në pasarelë, ku u prezantua plot finesë dhe klas, tradita e pasur etnografike e trevës së juglindjes.
Tradita mbetet frymëzim i pashterë sidomos për botën e modës. Mbi këtë ide, Muzeu i Stilit solli edicionin e tretë të Ethno Vibe në Korçës, një event që bëri bashkë traditën, artin dhe modën, përcjellë në frymë dhe përmbajtje bashkëkohore.
Pazari i Vjetër nga Hanet tek qendra dhe rrugicat e tij u kthyen mbrëmjen e së shtunës në pasarelë, ku u prezantua plot finesë dhe klas, tradita e pasur etnografike e trevës së Juglindjes.
Frymëzuar nga elementë të hershëm të etnografisë së zonës, por stilizuar në dimension kontemporan, çdo veshje përcolli në mënyrë unike, tradicionalen e modernizuar në perfeksion artistik.
Duke e parë modën si instrument,që përcjell lehtësisht dhe më mirë tek njerëzit,pjesë të traditës, aktiviteti synon të zgjojë interesin e të rinjve, për të njohur dhe ruajtur identitetin kombëtar.
Referimi ndaj traditës mbetet frymëzim dhe sfidë e bukur për stilistet qe u bënë pjesë e eventit. Tradita dhe modernia mund të bashkëjetojnë në harmoni,nëse arrihet të përcillen tek njerëzit me thjeshtësi dhe elegancë. Një veshje popullore e sjellë në kohë, do t’i rrinte bukur gjithkujt.
Eventi vjen si mbështetje për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, duke synuar rizgjimin e elementëve tradicionalë në veshje, ideuar me konceptet moderne të stilimit. /ABC News Albania 24/7