Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha mbledh kryesinë: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje

schedule12:08 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:08 - 29 Shtator, 2019

Një ditë pasi mblodhi Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha mblodhi këtë të diel edhe kryesinë dhe ish- grupin parlamentar demokrat. Kreu i opozitës është shprehur se kriza politike është afër zgjidhjes, dhe se zgjidhja do të jenë zgjedhjet e parakohshme, ndaj urdhëroi strukturat të mobilizohen për fushatë.

Lulzim Basha ju tha këtë të dielë anëtarëve të kryesisë dhe ish deputetëve të tij, se kriza politike është drejt zgjidhjes, dhe rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

“Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”.

Kreu demokrat ka saktësuar se, meqë protesta nuk do të ketë të paktën sa të merret vendimi për negociatat, kjo nuk do të thotë se opozita është tërhequr.

“Të mos kenë asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës”.

Për Lulzim Bashën, zgjedhjet nuk do të jenë të parakohshme vetëm për parlamentin, por edhe për bashkitë, ndaj urdhëron strukturat të nisin fushatën.

“Të nisë përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, të zbresë në terren dhe të nisë përgatirjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhje e krizës”.

Raporti i Bundestagut gjerman për krizën politike në Shqipëri, kërkonte një dialog politik të shpejt, dhe kryerjen e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!