Barcelona është e gatshme ta bëjë të tyrin Joao Cancelo. “Blaugranët” janë në kontakt me Manchester City për mbrojtësin e djathtë portugez. Futbollisti 29-vjeçar është prej kohësh në shënjestrën e katalanasve.
Sipas raportimeve të fundit, Barcelona dërgoi ofertën e fundit për lojtarin në formën e një huazimi me opsion blerjeje prej 30 milionë euro, edhe pse jo menjëherë e detyrueshme.
Kjo duket se ka kënaqur administratën e City që po kryejnë procedurat në mënyrë që Cancelo të kalojë zyrtarisht në Spanjë. Ai ka shprehur dëshirën që të largohet nga Anglia.
Në dimrin e vitit 2023, ai kaloi te Bayern Munich në formë huazimi, ku në 21 ndeshje shënoi një gol dhe gjashtë asistime, duke fituar kampionatin gjerman. /G.D abcnews.al/