Jonuz: Shtubina i rëndësishëm, te Vllaznia kam shumë probleme

schedule18:19 - 28 Shtator, 2019

schedule 18:19 - 28 Shtator, 2019

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, foli pas fitores kundër Skënderbeut, ku u shpreh:

NDESHJA – “Unë dua të them diçka shumë të rëndësishme, sepse kam që dy muaj këtu. Kanë qenë dy muaj shumë të vështirë, ndoshta më të vështira gjatë gjithë karrierës time 20 vjeçare. Sot pamë një lojë shumë të mirë, shumë të bukur. Pata disa probleme para ndeshjes, me Krymin, Grigorovin, edhe me lojtarë tjerë që kishin probleme, por sot dhanë gjithçka. Është shumë e rëndësishme që të luajmë me tifozët tanë”.

GOLAT – “Unë do të jap një analizë për të gjitha ndeshjet. Sot, kemi pasur shumë shanse. Kam folur edhe me lojtarët e mi dhe iu kam thënë që mund të shënojmë edhe 4-5 gola në një ndeshje. Kjo skuadër ka nevojë vetëm për përqendrim dhe të shikojë ndeshjen e radhës”.

SHTUBINA – “Një lojtar me shumë eksperiencë, që punon shumë. Unë e mbështes Shtubinën, është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ai luan shumë pozicione, e kam vendosur edhe mbrojtës krahu. Ky është futbolli dhe është normale”, tha Jonuz për Supersport./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!