Teuta merr kreun pas triumfit 1-0 me Kukësin në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët iu falën një goli të shënuar nga Sherif Kallaku me penallti. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ishte më kërkuese dhe ia dolit të triumfonte dhe kështu merr kreun e renditjes, së bashku me Bylisin që ka po 11 pikë. Për t’u përmendur në këtë takim janë edhe dy kartonët e kuq, të marrë nga Maliki (72’) dhe Todorovski (88’)
Bylisi është treguar i pamëshirshëm kundër Flamurtarit. Ballshiotët kanë realizuar pesë herë në portën e Shpëtim Moçkës. Skuadra e drejtuar nga Dovedan shpërtheu që në pjesën e parë, kur shënoi tre herë me Qardakun, Goxhën dhe Ntepe. Ky i fundit realizoi edhe në pjesën e dytë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Guindo, çka butri që ndeshja të mbyllej me rezultatin 5-0.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 16:00
Teuta-Kukësi 1-0
Shënues: Kallaku 82’ (pen.)
Teuta: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Kuro, Gashi, Shkalla, Avdyli, E. Vila, Çyrbja, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.
Bylis-Flamurtari 5-0
Shënues: Qardaku 30’, Goxha 33’, Ntepe 41’, 75’, Guindo 72’
Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Turabov, Murataj, Ntephe, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan
Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Sarris Pjeshka, Gocaj, Rrapaj, Deliaj, Vrapi, Muçolarri, B. Nebihu, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini
/abcnews.al