Tre punëtorë u plagosën, procedohet penalisht brigadieri i një miniere në Bulqizë

schedule16:15 - 17 Gusht, 2023

schedule 16:15 - 17 Gusht, 2023

Brigadieri i një subjekti minerar në Bulqizë është proceduar penalisht, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Më 14 gusht, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, shpërtheu një sasi gazi dhe për pasojë pësuan djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel.

Dyshohet se brigadieri 55-vjeçar nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al