Ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë: Për aspiratat euroatlantike, Mali i Zi duhet të mbështesë edhe sovranitetin e Kosovës

schedule22:33 - 16 Gusht, 2023

schedule 22:33 - 16 Gusht, 2023

 Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reike ka treguar hapat që qeveria malazeze duhet të ndjekë për aspiratat e saj euroatlantike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Reike përmendi përkrahjen e sovranitetit të vendeve fqinje, me theks të veçantë Kosovën.

Sipas saj, Malit të Zi i nevojitet qeveri që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Në mënyrë që Mali i Zi të arrijë aspiratat euroatlantike, i nevojitet një qeveri që dënon agresionin e Rusisë, avokon për integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, po ashtu të përforcojë pjesëmarrjen aktive në NATO, të mbrojë të drejtat e minoriteteve dhe të përkrahë sovranitetin e vendeve fqinje, përfshirë Kosovën”, shkroi ajo në platformën X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!