Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë – Durrës në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”.
Një automjet me drejtues një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor të moshës 56-vjeçar.
56-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, teksa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin, 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin, 56 vjeç.
56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al