Guardiola: E kuptoj Gabriel Jesus, askush nuk gëzohet në pankinë

schedule09:36 - 28 Shtator, 2019

schedule 09:36 - 28 Shtator, 2019

Gabriel Jesus është i pakënaqur me hapësirat e përfituara në këtë sezon dhe mesazhi për Pep Guardiolën ishte i qartë. Braziliani e nisi në formacion duelin e parë të kampionatit kundër West Ham (shënoi 1 gol), ndërsa në duelet e tjera të Premier League, trajneri spanjoll i kampionëve ka preferuar Sergio Agueron.

Mori fund koha e pritjes dhe dua të luaj më shumë. Sezonin e kaluar nuk u aktivizova në ndeshjet e mëdha dhe ka ardhur momenti që gjërat të ndryshojnë”, u shpreh gjatë ditës së djeshme sulmuesi i Manchester City.

Replika e trajnerit spanjoll nuk ka vonuar. Pep Guardiola tenton të qetësojë brazilianin dhe diskuton edhe opsionin e aktivizimit si titullar të dyshes Aguero-Gabriel Jesus.

Është e qartë që ai dëshiron të luajë. Gabriel është numri 9 i Brazilit, me shumë mundësi i vetmi futbollist me këtë personalitet pozitiv. Sa herë zbret në fushë dhuron më të mirën e tij. E kuptoj dëshirën e tij, është diçka normale. Askush nuk gëzohet me faktin që qëndron jashtë, por gjëra të tilla ndodhin në futboll.

Aguero bashkë me Gabriel Jesus? Është shumë e vështirë për mua. Sinqerisht e kam shumë të vështirë t’i aktivizoj bashkë. Gabriel mund të më japë diçka që nuk ma dhuron dot Sergio në disa ndeshje dhe e kundërta. Këto janë cilësitë e tyre, janë të dy lojtarë të jashtëzakonshëm”, përfundon trajneri i kampionëve të Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!