Sondazh

Dështimi i protestës:

  • Sali Berisha e shkatërroi atë. 46%
  • Protesta dështoi sepse nuk kishte përmbajtje. 33%
  • Trazirat disa mujore u sajuan nga “duar të huaja”. 21%
Loading ... Loading ...
 

Menkulas, një muze për Dritëro Agollin/ Në vendlindjen e shkrimtarit, godina sjell më pranë jetën dhe krijimtarinë e tij

schedule20:20 - 7 Nëntor, 2026

schedule 20:20 - 7 Nëntor, 2026

Në Menkulas, vendlindjen e Dritëro Agollit, kujtimi i shkrimtarit tashmë ka një adresë të re. Një ndërtesë që dikur shërbente si zyrë e kooperativës bujqësore është përshtatur në muze, duke sjellë më pranë vizitorëve jetën dhe krijimtarinë e një prej emrave të rëndësishëm të letërsisë shqipe.Ideja për ngritjen e një shtëpie muze në vendlindjen e autorit ishte hedhur prej vitesh. Shtëpia ku ai kishte lindur nuk ekzistonte më, pasi ishte shembur që në vitet 1970.

Përballë kësaj mungese, autoritetet vendore zgjodhën të përshtatnin një ndërtesë ekzistuese, në vend që të ndërtonin një të re.Muzeu, i inauguruar pak ditë më parë, shtrihet në dy kate, ku synohet të dokumentohet rrugëtimi i shkrimtarit, nga vendlindja dhe vitet e para, deri te kontributi i tij në letërsinë dhe jetën publike shqiptare.

Në hapësirat e tij kanë nisur të mblidhen edhe objekte që lidhen drejtpërdrejt me jetën e Agollit. Një magnetofon i vjetër, që e shoqëronte në fillimet e punës si gazetar, një aparat fotografik dhe blloqe shënimesh janë disa prej gjurmëve që ndihmojnë për të sjellë më pranë jo vetëm autorin, por edhe njeriun pas veprës.



Për ata që e kanë njohur nga afër, ky muze është edhe një vend ku rikthehen kujtime dhe përvoja personale. Profesori i gjuhësisë Ali Jashari e ka njohur Dritëro Agollin që në shekullin e kaluar. Ai dhe kolegët e tij kanë kontribuar në pasurimin e muzeut me një portret të shkrimtarit, të realizuar në kohën kur Agolli u nderua me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Korçës.

Krahas kujtimeve personale, një vend të veçantë në trashëgiminë e Agollit zë edhe lidhja e tij me traditën shqiptare. Kjo lidhje shfaqet në krijimtarinë e tij, veçanërisht në poezi, ku përvojat, njerëzit dhe bota e vendlindjes u kthyen në pjesë të një universi letrar më të gjerë.Për solistin e këngës popullore Endri Fifo, vlerësimi i kësaj trashëgimie përmes muzeut është një mënyrë për të nderuar shkrimtarin, por edhe për të rikujtuar lidhjen e tij me kulturën dhe këngën shqiptare.

Muzeu në Menkulas është ende në proces pasurimi. Për këtë arsye, miqve të shkrimtarit dhe të gjithë atyre që ruajnë sende apo materiale të lidhura me jetën e tij u është bërë thirrje të kontribuojnë, duke sjellë botime, fotografi, objekte personale apo dokumente që mund të plotësojnë fondin e muzeut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!