Al-Hilal ka përgatitur një ofertë prej 200 milionë euro, kjo është kontrata personale që Neymar do të marrë në rast transferimi.
Neymar nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, por është afër të shkojë në Arabinë Saudite, sipas Relevo.
Më herët në gusht, Al Hilal i kishte bërë një ofertë të ngjashme Kylian Mbappe, por ajo u refuzua menjëherë pasi francezi këmbënguli të qëndronte në Evropë.
Neymar është 31 vjeç. Megjithatë, burimet thonë se PSG do ta lërë të shkojë vetëm nëse ai kërkon një transferim.
Barcelona ka qenë gjithashtu në kontakt me brazilianin këtë verë, por ai do t’i duhej një ulje e madhe e pagës nëse do të transferohet. Përveç kësaj, duket se trajneri Xavi nuk është entuziast për rikthimin e mundshëm të brazilianit në Katalonjë. /G.D abcnews.al/