Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm naftë, Arabia Saudite me plan afatgjate për tërheqjen e turistëve

schedule14:32 - 27 Shtator, 2019

schedule 14:32 - 27 Shtator, 2019

Arabia Saudite ka vendosur të lejojë viza turistike për 49 vende të ndryshme, në një kohë që në vend lejoheshin vetëm udhëtime pune. Përveç kësaj nga vizat do të përfitojnë dhe gra që udhëtojnë vetëm, por duhet të kenë një veshje modeste.

Në planin ambicioz të vitit 2030, të ndërmarrë nga Arabia Saudite për të ndryshuar ekonominë e lidhur ngushtë me naftën, mbretëria synon të mbështetet tek turizmi. Për këtë arsye, Riadi ka vendosur të hapet ndaj vizave turistike me 49 vende.

Më parë në vend mund të hyje vetëm për udhëtim pune, arsye pune dhe natyrisht për pelegrinazhet në Mekë dhe Medinë, që do të qëndrojnë pa kufij për ata që nuk janë myslimanë.



Komisioni për turizmin dhe trashëgiminë kulturore u shpreh se synimi ishte fitimi i 80 miliardë dollarëve nga sektorë si ai rezidencial dhe strukturat zbavitëse. Trashëgimia kulturore e mbretërisë përfshin zona arkeologjike me një histori mijëra vjeçare, pesë zona të UNESCO-s si dhe metropole moderne ku përqendrohet jeta financiare.

Kina, Japonia, por dhe Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregjet e referimit për një shtet ultrakonservator që nuk ka ndërmend të imponojë normat e tij të ashpra të sjelljes: viza do u jepet dhe grave që udhëtojnë vetëm të cilave do u sugjerohet një veshje modeste, shumë ndryshe nga shamia që përdorin qytetaret saudite.

Turizmi aktualisht përbën vetëm 3 për qind të buxhetit shtetëror, në një kohë që princi Bin Salaman synon të arrijë deri në 10 për qind brenda një dekade./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!