Sommer lë “bosh” portën e Bayern, “bavarezët” piketojnë spanjollin e Chelsea

schedule09:36 - 9 Gusht, 2023

schedule 09:36 - 9 Gusht, 2023

Pas shitjes së “gardianit” zviceran, Yann Sommer te “zikaltërit” e Inter, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë janë në kërkim të një portieri të dytë për ekipin dhe në “pistën” gjermane tashëm ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Chelsea, Kepa, me ish-teknikun e tij, Thomas Tuchel, i cili e pëlqente goxha stilin e lojës së “iberikut”, që në kohën kur gjermani ishte tekniku i “bluve” të Chelsea, për rreth 1 viti e gjysmë.

Ndërkaq, në rast se “pista” Kepa nuk realizohet, “bavarezët” kanë dhe dy “asa” të tjerë “nën mëngë”. I pari është “gardaini” maroken i portës së Sevilla, Bounou, ndërsa i dytë është sërish një “prodhim” i La Liga, por që aktivizohet te “tulipanët” e Ajax, Geronimo Rulli. /i.m /abcnews.al