Shkodra në festë, Vllaznia rikthen tifozët

schedule10:20 - 27 Shtator, 2019

schedule 10:20 - 27 Shtator, 2019

Vllaznia gëzon tifozët para ndeshjes me Skënderbeun. Klubi shkodran ka vendosur të shlyejë me gjobë gjysmën e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe në takimin e nesërm ndaj korçarëve do të jenë të pranishëm në stadium edhe fansat kuqeblu.

Gjithçka ka marrë formë zyrtare, teksa klubi shkodran ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se sot nisën edhe shitja e biletave.  “KF Vllaznia bën të ditur se ndeshja Vllaznia- Skënderbeu, e vlefshme për javën e 6-të të Superligës, do të luhet me praninë e tifozëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga dita e sotme, në ora 11.00, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” do të nisë shitja e biletave të kësaj ndeshje, që do të luhet nesër (e shtunë) ora 16:00”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi shkodran.

ÇFARË NDODHI – Vllaznia u dënua nga Komisioni i Disiplinës pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen me Tiranën. Shishet e hedhura në fushë nga tifozët nuk u kaluan lehtë, teksa u vendos një dënim me dy ndeshje me kusht. Shkodranët do të jenë në provë për gjashtë muaj. Nëse përsëritet e njëjta situatë, atëherë do të vuajnë një dënim shtesë prej dy ndeshjesh pa tifozë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!