Sulmet në portet e Ukrainës, Zelensky paralajmëron Rusinë: Do të mbeteni pa anije

schedule08:23 - 8 Gusht, 2023

schedule 08:23 - 8 Gusht, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Rusinë se mund të mbetet pa anije nëse forcat e Moskës vazhdojnë të sulmojnë portet ukrainase.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Zelensky tha se “ne nuk kemi shumë armë, por nëse ata vazhdojnë të qëllojnë, ata mund të mbeten pa anije deri në fund të luftës”, tha ai.

“Dhe kjo është ajo që ne duam t’u tregojmë atyre,” tha ai. “Ukraina patjetër do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj popullatës civile dhe korridoreve të grurit.”

Komentet e Zelensky vijnë pasi dronët ukrainas goditën një cisternë nafte ruse dhe një anije luftarake ditët e fundit.

“Nëse Rusia vazhdon të dominojë Detin e Zi dhe ta bllokojë atë me raketa, atëherë Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë, e cila është një mbrojtje e drejtë e aftësive të Ukrainës”, shtoi ai.

Rikujtojmë se Organizata e Kombeve të  Bashkuara ka dënuar sulmet e fundit të Rusisë ndaj magazinave të grurit në Ukrainë.

Vendimi i Moskës për t’u  tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi  dhe  sulmet e saj të përsëritura  në portet dhe infrastrukturën e Ukrainës “po shkaktojnë dëme të mëdha në sektorin bujqësor në Ukrainë dhe mund të nxisin më tej urinë për njerëzit më të varfër në botë”, tha Denise Broën, një koordinatore humanitare e OKB-së. për Ukrainën.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!