Sekuestrohen 121 mijë euro në Portin e Durrësit

schedule09:08 - 7 Gusht, 2023

schedule 09:08 - 7 Gusht, 2023

DURRËS- Mëngjesin e kësaj të hëne janë sekuestruar 121 680 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Paratë u gjetën të fshehura në tavanin e autobusit, të linjës “Durrës-Bari-Durrës”.

Për këtë u arrestua në flagrancë pronari i autobusit Leonard Nikolli, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shoferi. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rastit./n.m.abcnews.al