Harrohet Caicedo, Chelsea piketon argjentinasin e PSG

schedule19:55 - 6 Gusht, 2023

schedule 19:55 - 6 Gusht, 2023

Pas refuzimeve të njëpasnjëshme të “pulëbardhave” të Brighton, për kartonin e mesfushorit ekuadorian, Moises Caicedo, tashmë “blutë” e Chelsea kanë hedhur “sytë” nga një tjetër mesfushor kualitativ për të përmirësuar skuadrën e tyre, në kuadër të sezonit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, i cili ka qenë dhe më herët nën urdhrat e teknikut Maurizio Pochettino, në kohën kur ishte kreu i pankinës së kampionëve francezë.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Paredes e shpenzoi mes PSG e italianëve të Juventus, aty ku ishte i huazuar. Në 39 përballjet e regjistruara, argjentinasi arriti të shënojë 1 gol, si dhe dhuroi 2 asistime. /i.m /abcnews.al