Callum Hudson-Odoi u rikthye në fushat e blerta pas 6 muajsh mungesë. Talenti i Chelsesa u aktivizua titullar në takimin e vlefshëm për raundin e tretë të EFL Cup, mes bluve të Londrës dhe Grimsby.
Të besuarit e Frank Lampard triumfuan me rezultatin tenistik 7-1, me Hudson-Odoi që shënoi golin e fundit të takimit. Numri 20 i bluve merr një pasim në hyrje të zonës dhe pasi driblon kundërshtarin, shënon me të majtën në shtyllën e parë.
Odoi tërhoqi interes shumë të madh nga Bayern Munchen, me gjigatët gjermanë që bënë të pamundurën për firmën e tij. Megjithatë, sulmuesi anglez vendosi të rinovojë me Chelsea dhe pritet të jetë një lojtar kyç për Frank Lampard, i cili ka vendosur që t’i besojë të rinjve./abcnews.al