Ndërsa shumë ende nuk e kuptojnë popullaritetin e rrjetit social TikTok, krijuesit e kësaj platforme po bëjnë para serioze.
Megjithëse TikTok është më i popullarizuari në mesin e popullatës së re, ai ka përmbajtje për të gjitha grupmoshat. Ata që arrijnë të interesojnë sa më shumë njerëz me videot e tyre të shkurtra i tërheqin përdoruesit e këtij rrjeti që të duan të shikojnë klipet e tyre të reja, pra të abonohen në kanalin e tyre.
Më shumë abonentë do të thotë një shans më i madh për të fituar dhe më të njohurit kanë arritur ta kthejnë qëndrimin e tyre në këtë platformë në një biznes serioz.
Sipas faqes së internetit të IZEA, popullariteti i TikTokers ndahet në disa kategori, secila prej të cilave mbart një shumë mesatare të ndryshme parash që pronarët e kanaleve mund t’u kërkojnë kompanive të interesuara të paguajnë për klipet që përmendin ose përdorin produktin ose shërbimin e tyre:
Deri në 10,000 ndjekës – deri në 1,105 dollarë për klip të sponsorizuar
Deri në 50,000 ndjekës – deri në 1,600 dollarë për klip të sponsorizuar
Deri në 200,000 ndjekës – deri në 3,500 dollarë për klip të sponsorizuar
Deri në 500,000 ndjekës – deri në 5,000 dollarë për klip të sponsorizuar
Deri në 1 000 000 ndjekës – deri në 5 800 dollarë për klip të sponsorizuar
Ndërsa numri i ndjekësve rritet mbi 1,000,000 ndjekës, po ashtu rriten edhe paratë që mund t’u kërkojnë kompanive për postime të sponsorizuara, kështu që me të drejtë shtrohet pyetja – sa para fitojnë TikTokerët më të njohur për postim të sponsorizuar?
Ne kemi përgatitur për ju listën 10 më të mirë të TikTokers që fitojnë më shumë nga sponsorët:
Domelipa – 40,000 dollarë
Loren Grey – 40,420 dollarë
Dixie D’Amelio – 42,570 dollarë
Kimberly Loaiza – 47,380 dollarë
Will Smith – 53.750 dollarë
Addison Rae – 65.200 dollarë
Bella Poarch – 66.830 dollarë
Khaby Lame – 92,270 dollarë
Charli D’Amelio – 105.770 dollarë.