Pasqyrat financiare/ Sot afati i fundit i dorezimit ne QKB

schedule14:06 - 31 Korrik, 2023

schedule 14:06 - 31 Korrik, 2023

Sot është afati i fundit i bizneseve për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Janë rreth 20 mijë subjekte që duhet të depozitojnë bilancet vjetore të vitit paraardhës, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit duket se ecuria e dorëzimit të pasqyrave financiare ka qenë pozitive pasi deri në mes të korrikut më shumë se 17 mijë biznese shqiptare e të huaja i kishin depozituar pranë QKB-së.

Bizneset që tejkalojnë afatin e dorëzimit të bilanceve vjetore do të gjobiten në masën 60 mijë lekë.