Për javën e dytë vazhdon në Amerikë furia me filmin “Barbie” që u shfaq në kinema pak kohë më parë.
Fundjavën e kaluar, filmi i Greta Gerwig me Margot Robbie dhe Ryan Gosling fitoi 93 milionë dollarë në kinematë e Amerikës së Veriut.
Pavarësisht se nuk ishte fundjava e parë, por e dytë që shfaqi premierën e “Barbie”, turma njerëzish u dyndën drejt kinemasë për të parë “universin rozë të kukullës së famshme”.
Box Office: ‘Barbie’ Dances to $775M Globally, Days Away from Joining Billion-Dollar Club https://t.co/AgauYKaAWO
— The Hollywood Reporter (@THR) July 30, 2023
Është filmi i parë në histori që arrin një numër të tillë shitjesh në fundjavën e dytë të publikimit.
Në mbarë botën ka arritur të fitojë gati 775 milionë dollarë, gjë që e bën atë një nga filmat me fitime më të larta të vitit.
Bazuar në linjën ikonë të lodrave të Mattel. Megjithëse Mattel prodhoi filmin, audienca dhe kritikët vlerësuan tonin satirik që Gerwig solli në tregim, i cili prek temat e kapitalizmit, identitetit dhe ekzistencializmit. CinemaScore i dha një vlerësim A dhe një vlerësim 90% në Rotten Tomatoes ishin vetëm dy nga faqet që i dhanë filmit një vlerësim pozitiv./abcnews.al