Prokuroria e Posaçme ka mbyll hetimet sa i takon aferës së bërë në ministrinë e Shëndetësisë ku të pandehur janë marrë të paktën katër persona, mes të cilëve ish sekretarja e kësaj ministrie, Joana Duro dhe dy inxhinierë që kanë përfituar një tender me rreth 8 milionë lekë.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se këtë të hënë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë që ka kërkuar që të kalojë për gjykim këtë dosje për korrupsion pasiv dhe aktiv.
Kjo është një seancë që pritett që të zhvillohet në orën 11:00.
Ndërkohë nga hetimet rezulton se Duro merrte para për tu dhënë mundësi personave që të kryenin rehabilitim të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës./abcnews.al