Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën që të çon drejt Voskopojës, në afërsi të fshatit Voskop.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduara dy pasagjere, të cilat janë transportuar drejt Spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, të dyja të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Aksident në Voskop të Korçës, lëndohen dy pasagjere
schedule20:51 - 22 Shtator, 2026
schedule 20:51 - 22 Shtator, 2026
