“Gjykata Speciale ka devijuar nga mandati fillestar”, kështu u shpreh Adri Nurellari në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.
Nurellari tha se, sipas tij, Gjykata Speciale ka treguar tendenciozitet dhe se mënyra e funksionimit të saj duhet të vendoset nën më shumë transparencë, mbikëqyrje dhe llogaridhënie.
Sipas Nurellarit, devijimi nga mandati fillestar ka sjellë atë që ai e cilësoi si “njollosje kolektive”, ndërsa kërkoi që Parlamenti i Kosovës të marrë një rol më aktiv në raport me këtë institucion.
“Thelbi është që të vendoset gjykata në një institucion funksional sepse ka devijuar nga mandati fillestar. Dhe në kushtet ku ka ndryshuar jo vetëm që ligji mund të ndryshojë por edhe marrëveshja.
Duke devijuar nga mandati fillestar, ndërmorën një njollosje kolektive dhe ky institucion duhet të vendoset në transparencë, në mbikëqyrje në llogaridhënie. Janë vënë re një numër shumë i madh shkeljesh procedurale, kemi një zhvendosje nga mandati fillestar dhe Parlamenti i Kosovës duhet të vihet në lëvizje dhe duhet ta sqarojë këtë pozicion. Kjo gjykatë është krijuar në bazë të një raporti në Këshillin e Europës. Kosova nuk ka dhënë garanci që të veprojë në mënyrë kapriçoze pa juridiksion të qartë. Por gjykata ka dalë nga Këshilli i Europës dhe shkel konventën e të drejtën evropiane të të drejtave të njeriut, ka mbajtur 6 vjet në paraburgim.”, tha ai.
/abcnews.al/

