Dy vatra zjarri janë izoluar në fushën e Maliqit, pranë fshatit Sheqeras. Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se janë krijuar disa breza izolus që të mos ketë përhapje të flakëve gjatë natës.
Vështirësia qëndron tek era, e cila nuk ka favorizuar izolimin e flakëve.
Zjarri në Maliq ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë, grurë i korrur.
Raportohet se shkak janë bërë temperaturat e larta që kanë ndikuar në ndezjen e zonës torfike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe./abcnews.al