Pasditen e kësaj të enjte, rreth 7-8 hektarë janë përfshirë nga flakët në fshatin Sheqeras të Maliqit.
Komandanti i zjarrfikses në Bashkinë Maliq, Sadik Halili ka treguar se si paraqitet situata aktuale. Ai ka njoftuar se ka pasur vatra zjarri të mëparshme, që rezultat i temperaturës së lartë janë riaktivizuar.
“Në fushën e Maliqit si rezultat i temperaturave të larta kemi pasur zjarre në tokat e fushës së Maliqit. Ka pasur vatra zjarri të mëparshme, që rezultat i temperaturës së lartë janë riaktivizuar. Edhe kulturat bujqësore, siç është gruri që tani është në fazën e korrjes dhe është në gjendje të thatë dhe si rezultat dhe i erës, janë djegur kulturat bujqësore.
Sipërfaqja që është përfshirë nga zjarri sot ka qene rreth 7-8 hektarë. Por rezultat i punës sonë të menjëhershme që kapëm në kohë, bëmë të mundur shuarjen e zjarrit”, u shpreh Halili./abcnews.al