Vetëm ditën e djeshme nisën kontaktet e para dhe ditën e sotme është arritur akordi personal me lojtarin. Bëhet fjalë për “arkitektin” italian të mesfushës, Marco Verratti, i cili ka arritur një marrëveshje me “gjigandët” sauditë të Al-Hilal.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, arabët i kanë ofruar “yllit” italian një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 20 milionë euro në sezon.
Ndërkaq, përsa i përket negociatave me dy klubeve, Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, nuk ka ndërmend të pranojë ofertën prej 30 milionë euro të Al-Hilal, teksa raportohet se kërkon plot 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit. /i.m /abcnews.al