Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Bitinckë të Devollit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen 85 vjeçarja me inicialet Sh.B. Sipas policisë e moshuara jetonte e vetme në banesë.
Zjarri ka rënë rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al