Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të një procedimi penal të ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të caktuara nga gjykata ndaj tre shtetasve, mes tyre dy ish-zyrtarë të AMP-së.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj Glodian Gëzim Ahmetajt, ish Drejtor Dege në AMP, është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke e detyruar të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të dorëzojë dokumentet e udhëtimit pranë Policisë Gjyqësore.
Ndërkohë, ndaj Klevis Hoxhës janë vendosur masat “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Ai do të duhet të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë në orën 11:00, si dhe të dorëzojë dokumentet për kalimin e kufirit.
Po ashtu, ndaj Devis Ramadan Agos, ish Shef Sektori në AMP, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore”, me detyrimin për t’u paraqitur javën e parë të çdo muaji, ditën e hënë në orën 12:00.
Gjatë operacionit, AMP bëri me dije se janë ekzekutuar të gjitha detyrimet e përcaktuara nga gjykata, ndërsa me urdhër të organit procedues janë ushtruar edhe tre kontrolle në banesa për kërkimin dhe administrimin e provave me interes për hetimin.
Burime paraprake bënë me dije se kontrollet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve që po vijojnë.
Prokuroria e Elbasanit dhe AMP “zbarkojnë” në Devoll/ Ekzekuton masat e sigurisë ndaj 3 ish-zyrtarëve
schedule11:26 - 18 Qershor, 2026
schedule 11:26 - 18 Qershor, 2026

