PSG interesohet seriozisht për Paolo Maldini

schedule08:22 - 25 Korrik, 2023

schedule 08:22 - 25 Korrik, 2023

Fundi i marrëdhënies me Milanin, ishte një surprizë që erdhi në fillim të qershorit. Por për Paolo Maldinin nuk mungojnë ofertat prestigjioze nga bota e futbollit.

Ish-shefi i anën teknike të skuadrës kuqezi, që pas largimit nga Milani nuk ka dhënë asnjë deklaratë, në ditët e fundit ka marrë një propozim për të qenë pjesë e stafit drejtues të Paris Saint-Germain.

Maldini që aktualisht ndodhet me pushime, nuk ka marrë akoma një vendim në lidhje me të ardhmen e tij. Përveç PSG, edhe kombëtarja italiane e futbollit mendon për Maldinin. Federata italiane i ka bërë një propozim ish-mbrojtësit legjendar, po akoma nuk është saktësuar roli i tij në ambientin e kombëtares./ h.ll/abcnews.al