Pavarësisht se ka mbajtur për rreth 3 sezon veshur fanellën e “zikaltërve” të Inter, “bomberi” belg, Romelu Lukaku duket të jetë më shumë besnik ndaj një klubi që nuk ka luajtur kurrë, si Juventus teksa ka refuzuar një tjetër ofertë për t’i bashkuar “bardhezinjve”.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, klubet arabe janë të “magjepsura” pas Lukaku, teksa pasi pranuan kushtet e Chelsea për të paguar 50 milionë euro, i kanë ofruar lojtarit një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 100 milionë euro.
Mirëpo, Lukaku e ka refuzuar sërish alternativën arabë, teksa ka zgjedhur të kalojë në Torino, aty ku do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 9 milionë euro në sezon dhe vetë belgu është duke ushtruar “presion” te “blutë” për të pranuar ofertën prej 40 milionë eurosh të Juventus. /i.m /abcnews.al