Gurreiro “trondit” Bayern, portugezi 6 javë jashtë fushave të blerta

schedule19:36 - 24 Korrik, 2023

schedule 19:36 - 24 Korrik, 2023

Padyshim një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga, anësori portugez i mbrojtjes, Raphael Guerrerio u transferua këtë merkato vere nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, te “bavarezët” e Bayern Munich, si një lojtar i lirë.

Mirëpo, debutimi i tij me kampionët e Bundesliga mund të presë më shumë seç duhet, me 29-vjeçarin që ka pësuar këputje të fijeve muskulore gjatë mini-fazës përgatitore dhe tashmë mund të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të blerta.

Kështu, Guerrerio mund të humbasë 4 përballjet e para të sezonit me “bavarezët”, atë ndaj Leipzig në Superkupën e Gjermanisë, si dhe ndaj Ëerder Bremen, Augsburg e Borussia Monchengladbach në Bundesliga. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!