HIMARË- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Himarë. Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur tre turistë të huaj.
Policia thotë si viktimë e aksidentit në fshatin Shën Vasil ka mbetur Renato Bushi, nga qyteti i Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave/n.m. abcnews.al