Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Durrës këtë të martë ku vizitoi një nga familjet e dëmtuara nga tërmeti. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu bën thirrje për mbështetje nga ana e qeverisë dhe jo për propagandë.
“Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara. Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, shkruan Basha në Facebook.
Të shtunën, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me epiqendër pranë Kepit të Rodonit. Për pasojë mbetën shumë shtëpi të dëmtuara në Tiranë dhe Durrës, por sidomos në qytetin bregdetar për shkak të afërsisë me epiqendrën e lëkundjeveve. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.
/abcnews.al